Vazhdon të bjerë çmimi i derivateve në Kosovë, ja sa kushton një litër naftë sot
Ekonomia
June 23, 2026 - 09:19
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme, shkruan Zeri.info.
Sot në Kosovë një litër naftë mund të blihet për 1.38 euro, pra një cent më lirë se gjatë dy ditëve të kaluara.
Ndërkaq një litër benzinë kushton 1.33 euro, kurse një litër gaz mund të blihet për vetëm 0.67 euro.
Këto çmime hyjnë në fuqi duke filluar nga ora 10:00 e ditës së sotme. /Zëri
