Lidhja e Bizneseve të Kosovës hap zyrën e parë të diasporës në Gjenevë

Lidhja e Bizneseve të Kosovës hap zyrën e parë të diasporës në Gjenevë

Ekonomia June 02, 2026 - 12:33

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka hapur zyrtarisht Zyrën e parë të Diasporës në Gjenevë, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ekonomik me mërgatën shqiptare.

Ceremonia e hapjes së zyrës u zhvillua me pjesëmarrjen e kryetarit të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj dhe nënkryetari, Hashim Deshishku, të cilët theksuan rëndësinë strategjike të këtij projekti për lidhjen e diasporës me ekonominë e Kosovës.

Me këtë rast, kryetari Besart Dreshaj nënshkroi vendimin për funksionimin e Zyrave të Diasporës dhe emëroi Xhavit Islamin si koordinator të Zyrës në Gjenevë.

Ky projekt synon të afrojë më shumë diasporën me ekonominë e Kosovës, duke krijuar mundësi të reja për investime, rrjetëzim biznesor dhe promovim të produkteve kosovare në tregjet ndërkombëtare.

Në kuadër të këtij funksionimi, zyra e re në Gjenevë do të shërbejë si pikë kontakti për:

• Lehtësimin e investimeve në Kosovë dhe nga diaspora

• Krijimin e bashkëpunimeve ndërmjet bizneseve vendore dhe atyre të diasporës

• Ofrimin e informatave mbi mundësitë investuese

• Promovimin e produkteve kosovare jashtë vendit.

Një falënderim i veçantë i drejtohet Konsullit të Nderit të Maqedonisë së Veriut, Zaim Jashari, për bashkëpunimin e ngushtë, mbështetjen dhe mundësimin e hapësirës së zyrës, duke dhënë një kontribut të çmuar në realizimin e këtij misioni.