Shëngjini hap zyrtarisht sezonin turistik
Ekonomia
May 24, 2026 - 17:07
Këtë fundjavë edhe Shëngjini çeli zyrtarisht sezonin e ri turistik.
Siç raporton Tvklan.al, këtë të diele u zhvilluan një sërë aktivitetesh kulturore, sportive dhe lojëra për fëmijë, transmeton Klankosova.tv.
Autoritetet presin që edhe ky sezon të ketë ritmin e viteve të shkuara dhe Shëngjini të presë turistë të shumtë nga e gjithë bota.
Shëngjini dhe pjesa tjetër e bregdetit të Lezhës janë kthyer vitet e fundit ndër destinacionet më të preferuara në Shqipëri.