Kusari-Lila: Kemi mbështetur prodhimin vendor
Foto: Laura Hasani

Kusari-Lila: Kemi mbështetur prodhimin vendor

Ekonomia May 23, 2026 - 10:43

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka prezantuar raportin përmbledhës të 100 ditëve të punës, prej kur e ka marrë detyrën e ministres.

Ajo tha se gjatë kësaj periudhe kanë mbështetur prodhimin vendor, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe krijimin e kushteve për investitorët.

Sipas saj, janë ratifikuar edhe marrëveshje ndërkombëtare me shtete, ku Kosova eksporton shërbime, si dhe është bërë ratifikimi i protokolleve.