Vazhdon rritja e çmimeve të derivateve në Kosovë
Ekonomia
May 21, 2026 - 09:46
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme.
Çmimi i naftës është 1.64 euro për litër, që në krahasim me ditën e kaluar i bie që ka rritje të çmimit për një cent, raporton Zeri.info.
Këtë rritje e ka pësuar edhe benzina, që sot kushton deri në 1.55 euro për një litër, kurse gazi kushton 0.75 euro.