Bordi i Transparencës publikon çmimet e karburanteve në Shqipëri, rritet sërish nafta
Foto: Laura Hasani

Bordi i Transparencës publikon çmimet e karburanteve në Shqipëri, rritet sërish nafta

Ekonomia May 13, 2026 - 18:24

Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur çmimet e reja të shitjes me pakicë të karburanteve në mbledhjen e mbajtur sot më 13 maj.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 187  lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 13 ora  18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes, shkruan Euronews.al.