Miratohet në mbledhjen e Qeverisë granti i BE-së prej 17.6 milionë eurosh për Termokosin
Foto: Laura Hasani

Miratohet në mbledhjen e Qeverisë granti i BE-së prej 17.6 milionë eurosh për Termokosin

Ekonomia April 20, 2026 - 09:22

Në mbledhje të Qeverisë së Kosovës janë miratuar në parim disa marrëveshje.

Në kuadër të mbledhjes së 11-të, kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se kanë përfituar një grant milionësh nga Bashkimi Evropian.

Nga ky grant do të përfitojë komuna e Prishtinës, më saktësisht Termokosi.

Sipas Kurtit, Bashkimi Evropian ka ndarë 17.6 milionë euro për ngrohjen qendrore, projekt ky që do të zgjasë për tre vjet.

Ky grant vjen si pjesë e programit IPA 202 të BE-së dhe Kurti bëri të ditur se ky grant do të monitorohet që të realizohet në përpikëri.