Guvernatori i BQK-së takon Drejtuesin e Thesarit të Grupit të Bankës Botërore

Guvernatori i BQK-së takon Drejtuesin e Thesarit të Grupit të Bankës Botërore

Ekonomia April 16, 2026 - 21:14

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, sot ka takuar zëvendëspresidentin dhe Drejtuesin e Thesarit të Grupit të Bankës Botërore, Jorge Familiar, në kuadër të Takimeve Pranverore 2026 në Washington DC.

Sipas komunikatës të BQK-së, guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore ndaj BQK-së, “veçanërisht në ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe në avancimin e praktikave të menaxhimit të rezervave ndërkombëtare”.

Ismaili po ashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të programeve si Partneriteti për Këshillim dhe Menaxhim të Rezervave dhe vuri në pah përfitimet konkrete në avancimin e praktikave të investimit dhe menaxhimit të riskut.

Ndërkaq, Familiar “vlerësoi progresin e arritur nga BQK dhe rikonfirmoi mbështetjen e Bankës Botërore për projektet dhe iniciativat që synojnë zhvillimin e mëtejshëm të sektorit financiar”