Maqedonia e Veriut, partnerja kryesore e eksportit të mallrave nga Kosova
Të dhënat për periudhën janar–mars 2026 tregojnë një aktivitet të theksuar eksportues, me disa shtete që dominojnë si destinacione kryesore të mallrave.
Sipas analizës së të dhënave nga Dogana e Kosovës, Maqedonia e Veriut renditet si partnerja kryesore tregtare, duke zënë vendet e para për nga vlera e eksporteve me disa produkte që arrijnë mbi 6.5 milionë euro, transmeton Zeri.info.
Pas saj, në mesin e destinacioneve kryesore janë:
Gjermania, me eksporte që kapin vlera mbi 4.2 milionë euro
Zvicra, me disa kategori produktesh që kalojnë 3.7 milionë euro dhe 3.4 milionë euro
Shqipëria, me mbi 3.4 milionë euro
Serbia, me mbi 3.1 milionë euro
Mali i Zi, me rreth 2.8 milionë euro
Bullgaria dhe Mbretëria e Bashkuar, që gjithashtu shënojnë vlera të konsiderueshme mbi 2.3 milionë euro.
Të dhënat tregojnë se eksportet janë të shpërndara në një gamë të gjerë produktesh, të identifikuara përmes kodeve tarifore, ku disa kategori të caktuara dominojnë në tregje specifike.
Kjo performancë sinjalizon një rritje të kërkesës për produktet vendore në rajon dhe në tregjet evropiane, duke reflektuar një trend pozitiv në sektorin e eksportit gjatë fillimit të vitit 2026. /Zëri