Kurti në ekspozitën “Paraja rrëfen”: Asnjëherë s’kam qenë në BQK, dëshmi që s’ka ndërhyrje nga Qeveria
Vonesën si shkak i fjalës së tij në seancën e jashtëzakonshme për buxhetin kryeministri Albin Kurti e ktheu në humor kur mori fjalën për ekspozitën “Paraja rrëfen” e ku e tha hapur që i pëlqeu titulli, më shumë sesa të ishte në anglisht.
Por këtu Kurti tha se ishte për herë të parë e që sugjeroi që kjo të kuptohet se Qeveria nuk ndërhynë në BQK.
“Më lejoni t’ju përgëzoj për këtë titull ‘paraja rrëfen’ dhe t’ju them se po më pëlqen më shumë sesa versioni në anglisht. Unë jam për herë të parë këtu në këtë ndërtesë, nuk kam qenë asnjëherë më herët, ndonëse jam për herë të tretë kryeministër. Dhe merreni këtë si dëshmi të sforcuar që Qeveria e Republikës nuk i ndërhyn Bankës Qendrore si institucion i pavarur”, tha Kurti.
Kurti tha se bashkëpunimi nuk është i rastësishëm e as i përkohshëm dhe se pikënisja është te historia.
“Bashkëpunimi ynë nuk është as i rastësishëm e as i përkohshëm, ai pikënisjen e ka te historia jonë dhe vazhdimin e gjen tek institucionet e republikave tona. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë kanë ndërtuar një model bashkëpunimi ku qendër ka nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. 58 marrëveshje të reja në vetëm 4 vjet të arritura përmes mbledhjeve qeveritare përbëjnë nivelin më të lartë të bashkëpunimit institucional të cilin e kanë njohur ndonjëherë shtetet tona… Bankat Qendrore kanë rol të veçantë si institucione shtet ndërtuese. Banka Qendrore Kosovës dhe Shqipërisë garantojnë stabilitet dhe ruajnë besimin financiar”, tha ai. /eo