Qeveria dërgon në Kuvend buxhetin 4-miliardësh
Foto: Laura Hasani

Qeveria dërgon në Kuvend buxhetin 4-miliardësh

Ekonomia February 12, 2026 - 11:12

Qeveria e re ka mbajtur sot mbledhjen e parë, pasi u votua një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.

Në mbledhjen e sotme, ndër të tjera, Qeveria ka proceduar në Kuvend buxhetin për vitin 2026, i cili ka vlerë 4 miliardë euro, transmeton Zeri.info.

“Sot po e riprocedojmë në Kuvend edhe projektligjin për buxhetin e viti 2026, të cilin e patëm miratuar në mbledhjen e 31 tetorit të vitit të kaluar. Është buxhet në vlerë prej 4 miliardë eurosh, ku për komunat e Kosovës parashihen 867 milionë euro”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se buxheti i proceduar, ndër të tjera, ka buxhet të ndarë 867 milionë për komunat, pagën e 13-të dhe ndryshime të tjera. /Zëri

Image