Oda Amerikane mirëpret krijimin e qeverisë së re, thekson nevojën për reforma ekonomike

Oda Amerikane mirëpret krijimin e qeverisë së re, thekson nevojën për reforma ekonomike

Ekonomia February 12, 2026 - 09:20

Të mërkurën, më 11 shkurt, u konstituua Kuvendi i ri i Kosovës dhe u votua qeveria e re.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mirëpritur themelimin e institucioneve të reja, duke e konsideruar si një reflektim të qartë të funksionimit të demokracisë në vend.

Oda Amerikane thekson nevojën për reforma ekonomike, teksa thotë se fokus i veçantë duhet t’i kushtohet sektorit të energjisë, krijimit të kushteve të favorshme për investime.

Përveç këtyre, me rëndësi konsiderohet edhe zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe harmonizimi i sistemit arsimor me kërkesat e tregut të punës me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë së Kosovës.

“Duke pasur parasysh se një pjesë e konsiderueshme e reformave ekonomike kanë mbetur të vonuara për më shumë se një vit, Oda Amerikane mirëpret mundësinë që mandati i ri qeverisës të shfrytëzohet për t’i shtyrë përpara këto reforma në mënyrë të koordinuar dhe me vizion afatgjatë”, thuhet në njoftim. /Zëri