Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet për KEK-un
Foto: Laura Hasani

Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet për KEK-un

Ekonomia February 04, 2026 - 21:49

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë thirrje që të ndalen keqinformimet rreth Korporatës Energjetike të Kosovës.

Këtë thirrje e ka bërë pasi pretendon se deklaratat e saj janë keqinterpretuar, raporton Zeri.info.

Më pas Rizvanolli ka publikuar deklaratën e plotë në lidhje me çështjet e menaxhimit të KEK-ut.

“Një nga arsyet e rritjes së importit gjatë vitit të kaluar ka qenë ndalja e bllokut B2 për të realizuar investimet e domosdoshme që nuk janë bërë për 40 vite (e që jo rrallë në diskursin publik është interpretuar thjesht si "ulje e prodhimit të KEK-ut", pa sqaruar arsyen dhe përfitimet). Investimet do të vazhdojnë edhe gjatë këtij viti dhe tjetrit, prandaj deri në përfundim të investimeve importi do të vazhdojë të jetë i tillë edhe gjatë këtyre dy viteve”, thekson ndër tjera ministrja në detyrë. /Zëri