Peci: Objektet e ndërtuara pa leje do të rrënohen
Foto: Laura Hasani

Peci: Objektet e ndërtuara pa leje do të rrënohen

Ekonomia January 15, 2026 - 09:08

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka thënë se do të rrënohen objektet pa leje, por edhe lejet e dhëna gjatë fushatës, që sipas tij mund të jenë të kundërligjshme do të revokohen.

Në një shkrim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Peci njofton se po ashtu me ardhjen e tij në krye të kësaj komune, do të lirohen edhe pronat komunale të uzurpuara.

Postimi i plotë i Pecit, pa ndërhyrje:

Te dashur qytetarë,

• Objektet e ndërtuara pa leje do të rrënohen;

• Lejet ndërtimore të dhëna kundërligjshëm gjatë fushatës, po edhe të tjera, do të revokohen;

• Pronat komunale të uzurpuara do të lirohen.