Komuna e Obiliqit merr vendim që familjet që adaptojnë fëmijë të mbështeten me 350 euro në muaj

Komuna e Obiliqit merr vendim që familjet që adaptojnë fëmijë të mbështeten me 350 euro në muaj

Ekonomia January 14, 2026 - 17:35

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi ka njoftuar se gjatë së mërkurës ka marrë vendim që familjet strehuese që përkujdesen për fëmijët pa përkujdesje prindërore të marrin 350 euro në muaj.

“Sot kam nënshkruar vendimin që familjet strehuese në Komunën e Obiliqit, ato që hapin derën dhe zemrën për fëmijët pa përkujdesje prindërore, të mbështeten me 350 euro në muaj. Kujdesi për fëmijët nuk është bamirësi, por përgjegjësi institucionale. Komuna do të jetë pranë atyre që bëjnë më shumë për shoqërinë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Obiliqit. /Zëri