28 ditë mungoi pa arsye, “Trepça” suspendon punëtorin

28 ditë mungoi pa arsye, “Trepça” suspendon punëtorin

Ekonomia January 08, 2026 - 15:13

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se e ka suspenduar nga puna një punëtor.

Arsye e këtij vendimi, sipas ndërmarrjes, është mungesa e shpeshtë e personit me inicialet F.A. në punë.

“Bazuar në raportet zyrtare, i njëjti ka munguar mbi 28 ditë pune. Në bazë të këtyre shkeljeve, Komisioni Disiplinor, me vendim nr. prot. 148, datë 08.01.2026, ka shqiptuar masën disiplinore: ndërprerje e marrëdhënies së punës”, thuhet në njoftim.

“Gjatë verifikimit është konstatuar se:

• 10 ditë mungesë pa asnjë skenim hyrje/dalje, ndërkohë që mëditjet janë ekzekutuar për pagesë;

• 18 ditë me skenim vetëm në hyrje, pa skenim daljeje, me dyshim se ka lënë vendin e punës dhe nuk është kthyer;

• 7 ditë mungesë në punë, për të cilat mëditja është arsyetuar”, thuhet tutje në njoftim.