“Trafiku Urban” do t’i kompensojë biletat për ditët e humbura gjatë grevës
Ekonomia
December 04, 2025 - 10:58
Për më shumë se një javë “Trafiku Urban” protestoi dhe u ndërpre qarkullimi i autobusëve në kryeqytet.
Me alokimin e mjeteve buxhetore nga Ministria e Financave, gjithçka iu kthye normalitetit, raporton Zeri.info.
Por sot “Trafiku Urban” ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët, duke thënë se do të kompensohen ditët e humbura të biletave mujore.
Për të përfituar nga kjo do të duhet të ndiqni këta hapa:
1. Paraqituni në cilëndo nga kioskat e “Trafikut Urban”.
2. Prezantojeni biletën tuaj mujore aktuale.
3. Punëtori në kioskë do të vendosë vulën zyrtare të zgjatjes, e cila është e domosdoshme që kompensimi të hyjë në fuqi.
4. Pas vulosjes, bileta juaj do të ketë zgjatjen automatike të ditëve të humbura.