Çitaku me akuza ndaj LVV-së: Pasuroi “mafinë energjetike” dhe bllokoi projektet jetike
Ekonomia
December 02, 2025 - 11:07
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka hedhur akuza të forta ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se kjo parti ka penguar sistematikisht projektet energjetike të vendit që nga themelimi i saj.
Sipas saj, pavarësia energjetike nuk është vetëm çështje ekonomike, por e sigurisë kombëtare.
Çitaku shprehet se me këtë bllokadë u është rënduar gjendja familjeve dhe prodhuesve vendorë.
“Ata e bllokuan Kosovën, i rënduan familjet dhe prodhuesit vendorë me çmime të papërballueshme dhe pasuruan mafien energjetike.
Nagipi e Martini janë vetëm maja e ajsbergut, rrënjët duken shumë më të thella.
Më 28 dhjetor kësaj mendësie i vjen fundi.
Ata po e shohin, prandaj janë në panik”, thuhet në reagimin e Çitakut. /Zëri