“Termokosi”, gati ta fillojë furnizimin me ngrohje për QKUK-në
Foto: Laura Hasani

“Termokosi”, gati ta fillojë furnizimin me ngrohje për QKUK-në

Ekonomia October 03, 2025 - 13:15

Ngrohtorja e Prishtinës “Termokos” ka njoftuar se për shkak të përkeqësimit të motit janë finalizuar përgatitjet për fillimin e furnizimit me ngrohje nëpërmes Ngrohtores së QKUK-së për nevojat e klinikave të kësaj qendre mjekësore.

Aktualisht, Ndërmarrja tha se janë duke u kryer testimet përfundimtare të rrjetit dhe gjithë sistemit të ngrohjes.

“Në rast se kushtet klimatike mbeten të njëjta, ditëve të ardhshme do të fillojë furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje për gjithë konsumatorët tanë”, tha “Termokosi” në një njoftim.

Ndërmarrja tha se po e përcjell me kujdes të shtuar situatën meteorologjike dhe në koordinim të ngushtë me KEK-un, janë në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin tonë.