Diaspora kosovare “infuzion”, për shtatë muaj dërgoi 785 milionë euro

Diaspora kosovare “infuzion”, për shtatë muaj dërgoi 785 milionë euro

Ekonomia October 02, 2025 - 08:12

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), njofton se remitancat si kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në korrik 2025 shënoi 785.06 milionë euro, që paraqet rritje prej 31.27 milionë euro ose 4.15% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

“Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin gusht 2025 ishin rreth 143.4 milionë euro, duke arritur kështu vlerën 928.48 milionë euro (preliminare) për tetë muajt e parë të vitit 2025. Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit gusht kanë qenë përmes IFJB me 41.02% përmes bankave komerciale me 17.19% dhe kanaleve tjera me 41.79%”, njofton BQK.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, njofton se bilanci i pagesave, deri në fund të muajit korrik 2025 u karakterizua me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 742.18 milionë euro, i cili tregon rritje prej 206.40 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kurse bilanci tregtar – në mallra deri në fund korrikut 2025 shënoi deficit në vlerë 3.19 miliardë euro, që është për 19.03% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Eksporti për këtë periudhë shënoi vlerën 528.27 milionë euro e që paraqet rënie prej 1.71%, ndërsa importi i mallrave shënoi rritje prej 15.57% duke arritur vlerën 3.72 miliardë euro.

Llogaria e shërbimeve, e cila vazhdimisht ka bilanc pozitiv, deri në fund të korrikut 2025 shënoi vlerën e 1.11 miliard eurove, që është për 22.25% më e lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Të ardhurat parësore – deri në fund të korrikut 2025 shënuan bilanc pozitiv prej 184.93 milionë euro, e cila në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishte vlerë 113.88 milionë euro dhe tregon për një rritje prej afër 62.39%%.

Të ardhurave dytësore – mbetet kontribuuesi kryesor në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Deri në korrik 2025 kjo llogari shënoi bilanc pozitiv prej 1.15 miliard që është për 2.74% më e lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Asetet në llogarinë financiare – deri në fund të korrikut 2025 kanë shënuar bilanc pozitiv për 376.32 milionë euro. Detyrimet financiare – kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë prej 900.63 milionë euro.

Investimet Direkte në Kosovë – deri në fund të korrikut 2025 ishin 540.94 milionë euro që paraqet një rritje prej 24.24% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar, përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 212.78 milionë euro.

Asetet rezervë – deri në fund të korrikut 2025 janë rritur për 201.48 milionë euro, që paraqet një rritje prej 30.22% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak që ishin 154.73 milionë euro. Rritjes së aseteve rezervë i ka kontribuar rritja e depozitave të cilat gjatë periudhës janar-korrik 2025 u rritën për 264.06 milionë euro. Ndërsa, investimet në Letra me Vlerë gjatë kësaj periudhe u zvogëluan për 62.58 milionë euro për shkak të maturimit të disa prej Letrave me Vlerë.

Pozicioni i investimeve ndërkombëtare – në tremujorin e dytë 2025, u karakterizuar me rritjen e vlerës së aseteve ndërkombëtare për 280.91 milionë euro dhe detyrimeve ndërkombëtare për 468.12 milionë euro. Vlera e akumuluar e aseteve ndërkombëtare në fund të qershor 2025 shënoi 8.41 miliardë euro, ndërsa vlera e detyrimeve 10.96 miliardë euro.

Rritjes së aseteve ndërkombëtare – në tremujorin e dytë 2025 i kanë kontribuar kategoria e investimeve direkte për 93.85 milionë euro, investimeve në letra me vlerë për 59.94 milionë euro dhe asetet rezervë me 187.58 milionë euro. Ndërsa, rënie ka shënuar kategoria investimet tjera për -60.46 milionë euro.

Në kuadër të detyrimeve të jashtme – gjatë tremujorit të dytë 2025 investimet e huaja direkte në Kosovë janë rritur për 234.83 milionë euro, ndërsa investimet tjera u rritën për 233.29 milionë euro.

Borxhi i jashtëm bruto – i cili përfshinë borxhin publik dhe privat në fund të tremujorit të dytë 2025, arriti vlerën 4.43 miliardë euro, e cila paraqet rritje prej 218.19 milionë euro krahasuar me tremujorin paraprak. Kontribuuesi kryesor i rritjes së borxhit të jashtëm në Kosovë ishte sektori privat për 133.13 milionë euro, ndërsa borxhi publik u rrit për 85.05 milionë.

“Borxhi i sektorit publik – në fund të tremujorit të dytë 2025 arriti vlerën 1.02 miliardë euro duke marrë pjesë me 23.03% në gjithsej borxhin e jashtëm. Pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i qeverisë, i cili në fund të tremujorit të dytë 2025 ishte 857.81 milionë euro. Borxhi i sektorit privat – të tremujorit të dytë 2025 arriti vlerën 3.41 miliardë euro. Pjesëmarrësit në borxhin privat janë bankat komerciale 21.10% kompanitë në relacion të investimeve direkte 27.31% dhe sektorët tjerë 51.59%”, thuhet nëm raportin e BQK-së, për Bilancin e Pagesave.