OEK-u njofton se një delegacion nga Arabia Saudite do të qëndrojë në Prishtinë
Foto: Facebook

OEK-u njofton se një delegacion nga Arabia Saudite do të qëndrojë në Prishtinë

Ekonomia September 05, 2025 - 12:25

Oda Ekonomike e Kosovës njofton se më 1 tetor 2025 në Prishtinë do të qëndrojë një delegacion zyrtar nga Arabia Saudite, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar për linja direkte fluturimi ndërmjet kompanisë Eurokoha dhe partnerëve sauditë.

Kjo marrëveshje u arrit gjatë panairit ndërkombëtar “Prishtina 2024”, ku morën pjesë mbi 20 biznese nga Arabia Saudite.

Vizita shënon një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe turistik mes dy vendeve dhe hap mundësi të reja për investime dhe zhvillim të ndërsjellë.

Detaje të tjera mbi programin e vizitës do të bëhen publike së shpejti.