
Këmbimi valutor: Bie sërish euroja, me sa shiten e blihen monedhat e tjera?
Ekonomia
September 04, 2025 - 10:20
Monedha evropiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta në raport me lekun. Këtë të enjte, 4 shtator, euro blihet në tregun valutor me 96.8 lekë dhe shitet me 97.8 lekë.
Monedha evropiane ka shënuar një rënie të lehtë, pasi ndodhej prej disa ditësh në një nivel të pandryshueshëm tregtimi, ku blihej me 97.2 lekë dhe shitej me 98.2 lekë.
Dollari amerikan blihet në tregun valutor me 82.8 lekë dhe shitet me 84.1 lekë, shkruan Euronews.al.
Paundi britanik ka shënuar një rënie të lehtë, ai blihet në tregun valutor me 111 lekë dhe shitet me 112.5 lekë.
Ndërkohë që franga zvicerane qëndron në të njëjtat nivele, ku blihet me 102.7 lekë dhe shitet me 104 lekë.