Rizvanolli: Nis modernizimi historik i termocentralit “Kosova B”, pas katër dekadash
Foto: Laura Hasani

Rizvanolli: Nis modernizimi historik i termocentralit “Kosova B”, pas katër dekadash

Ekonomia May 12, 2025 - 09:02

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se për herë të parë që nga ndërtimi i termocentralit “Kosova B” ka nisur procesi i modernizimit të njësive ekzistuese dhe zgjerimi i kapaciteteve prodhuese të këtij objekti strategjik energjetik.

“Për herë të parë që nga ndërtimi i termocentralit ‘Kosova B’, pas më shumë se katër dekadash, ka filluar modernizimi i njësive ekzistuese dhe zgjerimi i kapaciteteve prodhuese”, shkroi Rizvanolli në një postim në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook.

Sipas saj, ky modernizim po realizohet me një investim prej 56.5 milionë eurosh, të cilat janë tërësisht të financuara nga KEK-u, pa marrë kredi ose borxh.

“Po ndërmerret një hap i rëndësishëm drejt sigurisë energjetike dhe përgjegjësisë publike”, theksoi ministrja në detyrë.

Vetëm gjatë vitit 2025, pritet një rritje prej +15 megavatesh në kapacitetin prodhues, çka konsiderohet një përparim i madh në rritjen e qëndrueshmërisë energjetike të vendit.