Hoti: Në Panairin e Turizmit po marrin pjesë mbi 200 kompani nga 16 shtete
Foto: Laura Hasani

Hoti: Në Panairin e Turizmit po marrin pjesë mbi 200 kompani nga 16 shtete

Ekonomia April 10, 2025 - 11:52

Sot në Prishtina Mall është hapur edicioni i katërt i panairit ndërkombëtar të turizmit "Kosova 2025".

Panairi është organizuar nga Unioni i Turizmit të Kosovës, ky kryetari i saj Baki Hoti foli për rëndësinë e panaireve si ky, duke theksuar ndikimin në ekonominë e vendit. Ai tha se këtë vit në Panair po marrin pjesë mbi 200 kompani nga vende të ndryshme të botës, jo vetëm rajonit por edhe me gjerë, raporton Zeri.info.

“Sot kemi mbi 240 kompani në 16 shtete nga e gjithë bota, të cilat shfrytëzoj rastin t’i falënderoj për pjesëmarrjen", tha Hoti në ceremoninë e hapjes së panairit "Kosova 2025".

Ai foli edhe për rritjen e numrit të turistëve në Kosovë.

"Vitin e kaluar patëm rritje për 36 për qind të turistëve në Kosovë, ky numër vazhdimisht po rritet edhe falë kompanive të turizmit dhe po synojmë që edhe viti 2025 të shënojë rritje në raport me vitin e kaluar dhe këto panaire janë një lidhje për partneritet mes kompanive të turizmit që ndikojmë në këtë", tha Hoti.

Panairi i Turizmi do të jetë i hapur për dy ditë në “Prishtina Mall”. /Zëri

 

Image

 

Image
Image
Image
Image
Image
Image