
Më 1 prill mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë
Ekonomia
March 26, 2025 - 08:28
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) njofton se më 01 prill 2025 do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2025.
Në këtë ankand do të emetohen Obligacione me maturitet 7-vjeçar në shumën prej 20 milionë eurove.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MFPT-së. /Zëri
