Kosova për herë të parë si shtet donator në Agjencinë Ndërkombëtare për Zhvillim
Ekonomia
March 24, 2025 - 15:18
Kosova për herë të parë ka marrë pjesë si shtet donator në Agjencinë Ndërkombëtare për Zhvillim, në mbledhjen e fundit për rimbushjen e fondit të IDA-s.
Kështu ka bërë të ditur ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, duke e konsideruar këtë si një hap të rëndësishëm..
“Kosova për herë të parë, ka marrë pjesë si shtet donator në mbledhjen e fundit për rimbushjen e fondit të IDA-s, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të shtetësisë dhe të imazhit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”.