Bie numri i përfituesve nga ndihma sociale, rritet ai i përfituesve të pensioneve

Bie numri i përfituesve nga ndihma sociale, rritet ai i përfituesve të pensioneve

Ekonomia March 21, 2025 - 14:34

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin shkurt 2025, ku vërehet një rënie për disa skema sociale dhe pensionale, por edhe ngritje në disa të tjera, transmeton Zeri.info.

Rënie e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë

Në muajin shkurt 2025, krahasuar me muajin shkurt 2024, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-21,3%); skema për pensionet e “Trepçës” (-20,8%); skema e ndihmës sociale (-11,6%); skema për pensionet familjare (-6,5%); skema e kompensimeve për personat e verbër (-3,2%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,8%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (-1,3%); skema e pensioneve kontributpaguese të moshës (-1,1%).

Rritje e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë

Në muajin shkurt 2025, krahasuar me muajin shkurt 2024 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovë (11,8%); skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara(11,6); skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (8,9%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,0%); skema e pensioneve bazike të moshës (4,7%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (3,3%); skema për veteranët e luftës (0,6%).