Rafuna takon sekretarin e përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Amer Kapetanovic

Rafuna takon sekretarin e përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Amer Kapetanovic

Ekonomia March 13, 2025 - 14:57

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Forumit Investiv të 6 Odave të Ballkanit Perëndimor, Lulzim Rafuna, zhvilloi një takim të me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanovic, për të diskutuar bashkëpunimin mbi agjendat rajonale të përbashkëta brenda Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM), i cili synon të nxisë zhvillimin ekonomik në rajon.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se gjatë takimit të dyja palët theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet “WB6 CIF” dhe RCC për të avancuar integrimin rajonal, lehtësuar tregtinë dhe zgjeruar mundësitë e bizneseve të Ballkanit Perëndimor në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare, raporton Zeri.info.

“Gjithashtu, u diskutuan iniciativa për përmirësimin e klimës së investimeve dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, thuhet në njoftim.

Po ashtu thuhet se duke pasur parasysh rolin që “WB6 CIF” dhe RCC luajnë në avancimin e agjendave rajonale në fushat e tyre përkatëse, Rafuna dhe Kapetanovici u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin në rezultate konkrete brenda CRM, të cilat do të kenë një ndikim pozitiv në rritjen ekonomike dhe integrimin e rajonit në Tregun e Përbashkët të BE-së. /Zëri

Image