![Njoftimi i rëndësishëm për banorët e Prishtinës rreth pagesës për grumbullimin e mbeturinave](/uploads/zeri.info/images/2025/February/04/auto_auto_Ndertesa_komuna_e_Prishtines15874573601738667132.jpg)
Njoftimi i rëndësishëm për banorët e Prishtinës rreth pagesës për grumbullimin e mbeturinave
Qytetarët e Prishtinës nuk janë të obliguar të paguajnë faturat e lëshuara për grumbullimin e mbeturinave nga ndërmarrja KRM “Pastrimi” nga data 1 janar 2025.
Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi të faqes “Kryeqyteti Prishtina”, i postuar në rrjetin social në Facebook.
Sipas këtij njoftimi, nga tani e tutje pagesat për këtë shërbim duhet të realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri.
“Pas pezullimit të plotësim ndryshimit të rregullores për menaxhimin e mbeturinave, njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës se faturat për grumbullimin e mbeturinave të lëshuara nga ndërmarrja KRM ‘Pastrimi’ nga data 1 janar 2025 nuk janë të obliguar t’i paguajnë. Nga tani e tutje, pagesat për këtë shërbim duhet të realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri”, thuhet në postim.