Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Foto: Laura Hasani

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Ekonomia January 26, 2025 - 01:00

Fshatrat Gushavc, dhe Vinarc të Mitrovicës së Veriut nuk kanë energji elektrike që nga mesjava, shkaku i borxhit të rrymës. KEDS-i insiston se banorët duhet të paguajnë borxhin nga shkurti i vitit 2024, ndërsa banorët insistojnë se e paguajnë borxhin vetëm nga janari i 2025-s. Palët që nuk po merren vesh, pritet të me qëllim që të merren vesh për një zgjidhje.

Banorët e fshatrave Gushavc dhe Vinarc në pjesën veriore të lumit Ibër, qe tri ditë për të katërtën janë pa energji elektrike.

Në shenjë pakënaqësie ata e kanë bllokuar rrugën kryesore dhe insistojnë se me KEDS-in kanë memorandum, i cili përfshihet në kuadër të marrëveshjes për energjinë në veri.

“Sipas KEDS-it ata thirren në marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2024 nga zv. Kryeministri dhe përfaqësuesit e palës serbe, mirëpo në terren në praktikë serbët kanë rrymë edhe nuk paguajnë se ne i kemi fiqnj kemi informata kurse tek pala jonë është ndërpre energjia elektrike”, ka thënë Nazmi Beka – përfaqesues i fsh. Gushavc.

“Po ky është problemi më i madh ty po të shtin me e pagu borxhin atij as nuk ia ndalë rrymën e as nuk ia merr borxhin…KEDS-i po thotë hajdeni me e bo marrëveshjen me e pagu borxhin, katuanërt nuk janë të pajtimit me e pagu borxhin edhe asnjë nuk jemi dakord me e pagu borxhin”, ka thënë Mustafë Mustafa – përfaqesues i fsh. Vinarc.

Banorët e këtyre fshatrave insistojnë që borxhi dhe faturimi të zbatohet vetëm nga janari 2025.

Në anën tjetër kompania KEDS thotë se një pjesë e banorëve përreth veriut nuk i janë përmbajtur dakordimit e që kishin më herët.

“Rrjedhimisht, këta konsumatorë kanë qenë të detyruar të kryejnë pagesat e konsumit të energjisë elektrike nga shkurti i vitit 2024. Meqë bëhet fjalë për një periudhë goxha të gjatë të mosrespektimit të këtij vendimi, shkyçja është kryer detyrimisht për shkak të mospagesës së detyrimeve. Menaxhmenti i KEDS-it, gjatë ditës ka pasur takim me përfaqësues të këtyre fshatrave, të cilëve u është kërkuar që, me qëllim që të rikyçen në rrjetin elektrik shpërndarës duhet që të paguajnë një shumë solide të borxhit. Porsa të bëjnë pagesën, rikyçja do të bëhet menjëherë.” /dukagjini