Produktet nga Kosova po marrin më shumë treg në Gjermani

Produktet nga Kosova po marrin më shumë treg në Gjermani

Ekonomia January 24, 2025 - 09:35

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) ka publikuar të dhënat e përpunuara nga raportet e Doganës së Kosovës për periudhat 2023 dhe 2024, duke theksuar rritjen e dukshme në shkëmbimet tregtare.

Sipas të dhënave të grumbulluara gjatë vitit kalendarik 2024, nga Kosova drejt Gjermanisë vlera e eksportit mbërrin shifrën prej 92.7 milionë eurove, rritje prej 7.9% krahasuar me vlerat e nxjerra nga viti 2023.

Ndërkaq, vlera e importit nga Gjermania në Kosovë rrumbullakon 897 milionë euro, duke shënuar rritje prej 19.4% në krahasim me vitin 2023.

Ndër kategoritë që shënuan vlerat më të larta në eksport në vitin 2024 përfshijnë:

Plastika dhe artikujt prej tyre;

Mobilieritë dhe kategori të tyre;

Artikuj prej gizës dhe çelikut.

Ndër kategoritë që shënuan vlerat më të larta në import në vitin 2024 përfshijnë:

Mjetet e transportit të ndryshëm nga nagonët e hekurudhës ose tramvajit, pjesët dhe plotësuesit e tyre;

Reaktorët nuklearë, boilerat, makineri dhe pajisjet mekanike, si dhe pjesët e tyre; Plastika dhe artikujt prej tyre.

Këto të dhëna theksojnë rritjen e dukshme në shkëmbimet tregtare Kosovë-Gjermani, duke dëshmuar forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe bilaterale mes Kosovës dhe Gjermanisë. /Zëri