Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite - e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji
Ekonomia
January 23, 2025 - 15:05
Forumi Ekonomik Botëror vijon punimet e saj, gjersa në margjina të ngjarjes kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me ministrin e Investimeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih.
Në bashkëbisedimin mes tyre, kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Al-Falih për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Arabisë Saudite për Kosovën.
“Teksa e njoftoi ministrin me zhvillimin e progresin që ka njohur vendi ynë, kryeministri e ftoi atë të zgjerojnë e thellojnë bashkëpunimin e dyanshëm e rrisin mundësitë për investim në fusha si transporti, mjedisi, energjia dhe turizmi”, thuhet në njoftimin për media.