Ministri i Financave i Ugandës e viziton Shtëpinë e Kosovës në Davos, takohet me Rizvanollin

Ministri i Financave i Ugandës e viziton Shtëpinë e Kosovës në Davos, takohet me Rizvanollin

Ekonomia January 22, 2025 - 16:41

Ministri i Financave i Ugandës, Matia Kasaija, ka vizituar Shtëpinë e Kosovës gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Ministrja e Ekonomisë ka njoftuar se ministrja Artane Rizvanolli, e ka mirëpritur ngrohtësisht ministrin Kasaija dhe ia ka prezantuar trashëgiminë e pasur kulturore dhe artin e Kosovës, që janë të ekspozuara në Shtëpinë e Kosovës në Davos.

“Ky angazhim nxjerr në pah potencialin për ndërtimin e urave dhe eksplorimin e rrugëve të bashkëpunimit mes dy vendeve.Shtëpia e Kosovës në Davos është një moment unik për Kosovën dhe një platformë për lidhjen e Kosovës me botën”, thuhet në njoftim. /Zëri