Zyrtarëve publikë u dalin pagat, MF-ja ende pa sqarim pse u vonuan e si i ekzekutoi sot
Ekonomia
October 01, 2024 - 15:29
Pagat për zyrtarët publikë janë ekzekutuar tashmë.
Kjo është konfirmuar për Expressin nga punonjës të sektorit publik.
Nga Ministria e Financave ende nuk kanë dalë me ndonjë sqarim se si u bë ekzekutimi i pagave sot, kur dihet se ushtruesit të detyrës së drejtorit të Thesarit tashmë i ka përfunduar mandati.
Sipas Ligjit, pagat do të duhej të ekzekutoheshin dje.