Në gjysmë të natës, shpallet tenderi për zgjerimin e rrugës Dollc – Zahaq
Fiks në orën 00:00 u bë shpallja e tenderit për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Pejë, konkretisht segmenti Dollc – Zahaq.
Ministria e Infrastrukturës e ka publikuar ofertën në platformën E-prokurimi.
Vlera e këtij tenderi është 45 milionë e 690 mijë euro.
Puna parashihet të kryhet në katër lote, njofton Klankosova.tv.
Në ofertë është përdorur procedura e hapur, derisa për fitimin e këtij tenderi kusht është çmimi më i ultë.
Qeveria e Kosovës, në fund të vitit të kaluar, kishte miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë - Zahaq, segmenti Kijevë - Dollc, Zona kadastrale: Kijevë, Komuna Malishevë dhe zonat kadastrale: Çabiq, Zabërgjë, Gllarevë, Dresnik, Gremnik dhe Dolle të Komunës së Klinës.