Jep dorëheqje drejtori ekzekutiv i AKP-së
AKP njofton se në mbledhjen e Bordit të kësaj Agjencie, Arben Limani ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv (DE) duke e njoftuar Bordin e Drejtorëve në mbledhje zyrtare.
Në mbledhjen e sotme Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit diskutoi dhe u informua për një sërë çështjesh të rëndësishme që prekin aktivitetet e Agjencisë dhe zhvillimet e fundit në procesin e privatizimit.
“Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt me ç‘rast diskutoi dhe u informua për një sërë çështjesh të rëndësishme që prekin aktivitetet e Agjencisë dhe zhvillimet e fundit në procesin e privatizimit. Gjatë kësaj mbledhje, Bordi i Drejtorëve i shqyrtoi dhe i miratoi 31 rastet rekomanduese nga Divizioni i Shitjes Direkte (17 aprovime dhe 14 refuzime). Gjatë kësaj mbledhje, Arben Limani ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv (DE) duke e njoftuar Bordin e Drejtorëve në mbledhje zyrtare”, thuhet në njoftim.
Në qershor të vitit 2022, Arben Limani ishte zgjedhur drejtor menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).