Hoti kritikon qeverinë “Kurti”: Në gjashtë muajt e parë të këtij viti u realizuan vetëm 21% e investimeve kapitale
Foto: Laura Hasani

Hoti kritikon qeverinë “Kurti”: Në gjashtë muajt e parë të këtij viti u realizuan vetëm 21% e investimeve kapitale

Ekonomia August 05, 2024 - 12:27

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se me qeverisjen “Kurti” nuk ka zhvillim.

Sipas Hotit, në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar vetëm 21% e investimeve kapitale.

“Qindra projekte të parapara në buxhet nëpër ministri të ndryshme nuk kanë nisur të realizohen. Raporti gjashtëmujor i buxhetit vërteton se edhe sivjet po vazhdon trendi i tre vjetëve të kaluar, ku buxheti për projekte kapitale kalon në suficit. Tani është e sigurt se ky mandat qeverisës do të mbyllet me dështim të plotë në investime kapitale”, thuhet në reagimin e tij në Facebook.

Tutje, ai ka shtuar se “një ekonomi ku nuk ka investime të mjaftueshme kapitale, publike dhe private, nuk ka zhvillim”.

“Kur nuk ka investime, jo vetëm që nuk shtohet kapitali prodhues, por vjetërsohet dhe bëhet i papërdorshëm edhe kapitali ekzistues”.