Selmanaj: Nga nesër nëse s’e paguani rrymën, ju ndërpritet dhe do të paguani 17.7 euro taksë zhvatëse të Kurtit
Foto: Zëri / Ilustrim

Selmanaj: Nga nesër nëse s’e paguani rrymën, ju ndërpritet dhe do të paguani 17.7 euro taksë zhvatëse të Kurtit

Ekonomia July 31, 2024 - 14:06

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se nga nesër nëse qytetarët se paguajnë rrymën, do t’u ndërpritet, e madje “do të paguani taksë zhvatëse prej 17.7 eurove”.

Këtë taksë Selmanaj i LDK-së e ka quajtur “taksë zhvatëse të Albin Kurtit”.

“Ta gëzoni qeverinë e majtë që ‘mendon vetëm për popull”’, ka thënë mes të tjerash Selmanaj në një reagim të bërë në Facebook.

Reagimi:

17.7 euro – taksa zhvatëse e Albin Kurtit

Edhe pse premtoi ulje të çmimit të energjisë elektrike gjatë qeverisjes së tij, çmimi i energjisë është rritur dy herë, duke u bërë gati 100% më i shtrenjtë se në fillim të mandatit të qeverisë Kurti.

Nga nesër, nëse nuk keni mundësi të paguani rrymën dhe ajo ju ndërpritet, do të ngarkoheni edhe me një taksë zhvatëse prej 17.7 euro. Krejt kjo falë vendimit të ZRRE-së, të zgjedhur nga Albin Kurti.

Ju lutem kontaktoni deputetët e LVV-së që vijnë nga qyteti juaj dhe kërkoni llogari. Pse asnjëri prej tyre nuk guxon të kundërshtojë këtë zhvatje?

P.S.: Në Norvegji nuk ka kësi takse zhvatëse.

Ta gëzoni qeverinë e majtë që “mendon vetëm për popull”!.