AKP-ja pranon 81 oferta për 35 asetet në shitje, interesim i lartë për toka bujqësore

AKP-ja pranon 81 oferta për 35 asetet në shitje, interesim i lartë për toka bujqësore

Ekonomia July 31, 2024 - 13:53

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka mbajtur ceremoninë hapëse për ofertat e shitjeve të 35 aseteve, gjegjësisht parmes likuidimit nr. SHAL 67, me ç’rast kanë pranuar 81 oferta për këto asete.

Për disa asete interesimi ishte më i lartë dhe u pranuan më shumë se një ofertë.

Njësia numër 22, për ratar tokë bujqësore në Çagllavicë, me sipërfaqe të përgjithshme prej 3660 m², mori gjashtë oferta.

Image

Ofertuesi i parë ka ofruar çmimin prej 82 mijë e 223 eurove, i dyti ka ofruar 210 mijë euro, i treti ka ofruar 198 mijë e 800 euro, i katërti ka ofruar 120 mijë e 780 euro, i pesti ka ofruar 3 mijë e 330 euro dhe i fundit ka ofruar 222 mijë e 519 euro.

Ndërkaq, njësia numër 26, tokë bujqësore në Lipjan me sipërfaqe të përgjithshme prej 4156 m² ka marrë shtatë oferta, me ç’rast ofertuesi i parë ka ofruar 126 mijë e 678 euro, i dyti 105 mijë 300 euro, i treti 42 mijë e 420 euro, i katërti 105 mijë e 100 euro, i pesti 43 mijë e 555 euro, i gjashti 61 mijë e 777 euro dhe i fundit ka ofruar çmimin prej 129 mijë e 106 eurove. /eo

Image