Kryeshefi i “Trepçës”: S’e nisim punën pa u ekzekutuar pagat

Kryeshefi i “Trepçës”: S’e nisim punën pa u ekzekutuar pagat

Ekonomia July 31, 2024 - 11:19

Pas afër tri orësh, ka përfunduar takimi i minatorëve me Sindikatën e Pavarur të Minatorëve, pas situatës së krijuar për mosekzekutim të pagave.

Minatorët u shprehën kategorikisht kundër nisjes së punës pa u ekzekutuar pagat, ndërsa nga menaxhmenti u premtua një zgjidhje ditëve në vazhdim.

Bashkim Kurti, kryeshef i ndërmarrjes “Trepça”, tha se e kemi marrë shumë seriozisht çështjen e “Trepçës” dhe për të dalë nga kjo situatë duhet bashkëpunimi i dy palëve.

“Po besoj se bëjmë zgjidhje, meqenëse e kanë marrë shumë seriozisht çështjen që jemi ne si ‘Trepçë’, por me dalë nga kjo situatë duhet bashkëpunimi i dy palëve. Ne në vazhdimësi kemi kërkuar, ju kryeni punën tuaj e ne e kryejmë punën tonë”.

“Si menaxhment e kemi bërë të pamundurën për me dalë prej situatës në të cilën jemi. Askujt nuk i konvenon kjo situatë, sepse sot jemi në ditën e 23-të, mesatarisht me 250 tonë xehe është dashur me dal mbi 9 mijë tonë xehe e që kur i konverton në para, atëherë pagat tona i kishim kryer sot”, u shpreh Kurti, teksa shkaktoi irritim te punëtorët.

“Por nuk po kryhen bre krye shef, sepse plani afatgjatë është shumë i mirë”, u shpreh një minator.

“Neve na duhen pagat, ose një premtim shumë të shpejtë, ekzekutohen pagat e ne kthehemi në punë”, u shpreh minatori.

Në fund, kryeshefi tha se gjatë ditës do të mbajë një takim me Bordin për të gjetur një zgjidhje. /Eo

Image