KEDS-i del me njoftim: Një pjesë e Fushë-Kosovës do të ketë shkyçje dy herë nga 30 minuta
Foto: Laura Hasani

KEDS-i del me njoftim: Një pjesë e Fushë-Kosovës do të ketë shkyçje dy herë nga 30 minuta

Ekonomia July 22, 2024 - 18:50

KEDS-si ka informuar konsumatorët e një pjese të Fushë Kosovës se do të ketë një shkyçje emergjente e cila do të zgjasë dy herë nga 30 minuta.

Kështu ka njoftuar KEDS-i, duke treguar se kjo ka ndodhur për shkak se transformatori 35 KV është djegur gjatë natës së mbrëndshme e do të ndërrohet.

“Informatë për disa konsumatorë të Fushë-Kosovës KEDS informon një numër të caktuar të një pjese të Fushë-Kosovës se transformatori 35 KV, i djegur gjatë natës së mbrëmshme, do të ndërrohet pas pak çastesh, duke filluar nga ora 17:30”.

“Me këtë rast do të bëhet një shkyçje emergjente, e cila do te zgjasë dy herë nga 30 minuta. Kërkojmë mirëkuptimin e këtyre konsumatorëve që do të afektohen për shkak të kësaj shkyçjeje emergjente”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.