Rizvanolli: Mbi 100 milionë euro fitime në 17 ndërmarrjet publike
Foto:Laura Hasani

Rizvanolli: Mbi 100 milionë euro fitime në 17 ndërmarrjet publike

Ekonomia May 24, 2024 - 08:57

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka publikuar shifra për 17 ndërmarrjet publike qendrore.

Sipas saj, 101.5 milionë euro janë fitim në këto ndërmarrje në vitin 2022, transmeton Zeri.info.

“Në mbledhjen e fundit të Qeverisë miratuam raportin vjetor të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2022.

17 ndërmarrjet publike të cilat i raportojnë Ministrisë së Ekonomisë kanë mbyllur vitin 2022 me 101.41 milionë euro fitim, rritje domethënëse në krahasim me fitimin prej 21.3 milionësh në vitin paraprak. Kjo pavarësisht faktit që subvencionet janë ulur në 12 milionë nga 22.2 milionë sa kanë qenë në vitin 2021”, shkroi Rizvanolli.

Ajo shtoi se dita-ditës fitimi i ndërmarrjeve publike po rritet, “performanca e tyre po përforcohet e shërbimet e tyre po përmirësohen!”. /Zëri