BERZH-i me çmim për NLB-në si “Banka lëshuese më aktive në Kosovë në vitin 2023”

BERZH-i me çmim për NLB-në si “Banka lëshuese më aktive në Kosovë në vitin 2023”

Ekonomia May 23, 2024 - 14:00

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ia jep NLB Bankës SHA çmimin për “Banka lëshuese më aktive në Kosovë në vitin 2023”.

NLB Banka SHA fiton nga BERZH-i çmimin për performancë të jashtëzakonshme në vitin 2023 nën Programin e Lehtësimit të Tregtisë (TFP) të BERZH-it.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua më 15 maj 2023, gjatë Sesionit informues të TFP-së në kuadër të Takimit dhe Forumit të Biznesit të 33-të vjetor të BERZH-it, i mbajtur në Jerevan, Armeni.

NLB Banka SHA është e nderuar të njihet me çmimin “Banka lëshuese më aktive në Kosovë në vitin 2023”, për tetë vjet radhazi.

Kjo mirënjohje nënvizon angazhimin tonë të palëkundur për të lehtësuar tregtinë ndërkombëtare dhe për të mbështetur klientët tanë të çmuar; na motivon më tej që të vazhdojmë të ofrojmë shërbime të jashtëzakonshme dhe zgjidhje inovative për klientët tanë.

Ne jemi të përkushtuar për të ofruar zgjidhje të duhura dhe efikase të financimit të tregtisë që plotësojnë nevojat e ndryshme të klientëve tanë të përfshirë në tregtinë globale.

Programi i Lehtësimit të Tregtisë i BERZH-it luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit ekonomik, promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe rritjen e përfshirjes financiare duke lehtësuar aktivitetet e financimit të tregtisë në vendet, në të cilat ajo operon.

Artikull i sponsorizuar