Peci mbjell vreshtin e parë eksperimental të fidanëve rezistentë në Zhazhë të Leposaviqit: Veriut të Kosovës i duhen prezencë e gjallëri
Foto: Facebook

Peci mbjell vreshtin e parë eksperimental të fidanëve rezistentë në Zhazhë të Leposaviqit: Veriut të Kosovës i duhen prezencë e gjallëri

Ekonomia May 13, 2024 - 12:33

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në fshatin Zhazhë të komunës së Leposaviqit, përveç boronicës, qershisë, gështenjave, dardhave e kumbullave, ka mbjellë edhe vreshtin e parë eksperimental të fidanëve rezistentë, sikurse është: Muscat Blu, Katarina dhe ISI Kernlos.

Ai, përmes një postimi në Facebook, tha se veriut të Kosovës i duhen prezencë, gjallëri e zhvillim.