Shahini: Kosova nën sanksione feston Ditën e Evropës, humb mbi 600 milionë euro
Foto: Laura Hasani

Shahini: Kosova nën sanksione feston Ditën e Evropës, humb mbi 600 milionë euro

Ekonomia May 09, 2024 - 13:56

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka thënë se Kosova si shenjë respekti për Evropën sot po feston zyrtarisht këtë ditë të rëndësishme.

Shahini ka theksuar se vlera financiare e humbur nga sanksionet e EU-së kundër Kosovës për vitin 2023/2024 kapin shumën mbi 600 milionë €.

“Vlera penguese dhe integruese për Kosovën është shumë më e rëndë se ajo financiare”, ka thënë ai.

“Kosova si shenjë respekti për Evropën sot po feston zyrtarisht këtë ditë të rëndësishme për më shumë se 750 milionë banorë sa ka EU-ja. Përderisa Kosova tash e 11 muaj po jeton nën sanksione ndërkombëtare ekonomike, politike, diplomatike dhe integruese. Këto sanksione kanë goditur rëndë çdo segment jetësor e sidomos atë ekonomik ku janë tërhequr shumë projekte në vitin e kaluar, por edhe këtë vit nuk janë në plane buxhetore të EU-së për Kosovën”, ka thënë ai.

Agim Shahini, kryetari i AKB-së, tha se vlera financiare e humbur nga sanksionet e EU-së kundër Kosovës për vitin 2023/2024 kapin shumë mbi 600 milionë €. Kurse vlera penguese dhe integruese për Kosovë është shumë më e rëndë se ajo financiare.