Murati: 66 qytetarë në veri janë punësuar pas lansimit të platformës së punësimit
Foto: Laura Hasani

Murati: 66 qytetarë në veri janë punësuar pas lansimit të platformës së punësimit

Ekonomia April 15, 2024 - 17:11

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se një muaj nga lansimi i masës së punësimit për komunat në veri janë regjistruar edhe punësimet e para.

Sipas tij, për një muaj janë punësuar 66 persona përmes kësaj plaftorme, raporto Zeri.info.

“Një muaj pas lansimit të masës së punësimit në katër komunat në veri të vendit, tashmë kemi edhe punësimet e para.

Në muajin e parë janë punësuar 66 punëkërkues si rezultat ndërmjetësimit nga Agjencia e Punës nëpërmjet kësaj mase.

Punësimi është bërë nëpër biznese që tashmë janë regjistruar në zyrat lokale të ARBK, dhe operojnë sipas ligjeve në fuqi”, u shpreh ai në një postim në Facebook. /Zëri