Hovenieri takon drejtuesit e Odës Ekonomike në Kosovë dhe Serbi, flasin për përmirësim bashkëpunimi
Foto: X

Hovenieri takon drejtuesit e Odës Ekonomike në Kosovë dhe Serbi, flasin për përmirësim bashkëpunimi

Ekonomia March 25, 2024 - 12:34

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka takuar përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna dhe atë të Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadez.

Në një postim në “X”, Hovenieri ka shkruar se kanë diskutuar për mënyrat e përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve.

“Bisedë e mirë me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike të Serbisë mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve të biznesit kosovar dhe serb në Kosovë dhe Serbi. Normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve do të rrisë stabilitetin dhe prosperitetin rajonal”, shkroi Hovenieri.