Peci fermerëve: Mos mashtroni në deklarime, sepse ka pasoja ligjore

Peci fermerëve: Mos mashtroni në deklarime, sepse ka pasoja ligjore

Ekonomia March 25, 2024 - 10:24

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka paralajmëruar fermerët që të jenë të saktë me deklarimet për subvencione.

Në të kundërtën, ministri ka njoftuar se deklarimet e rrejshme kanë pasoja ligjore.

“Të dashur fermerë, është bërë më shumë se një javë nga hapja e thirrjes për subvencione për këtë vit. Nga kontrollet e ushtruara vitin e kaluar në masën 100% në 7 komuna të Kosovës, kemi arritur të parandalojmë mashtrime me deklarime që kapin shumën afro 2 milionë euro. Më shumë se paralajmërim është lutja ime për ju që të jeni korrekt në procesin e aplikimit, pasi edhe këtë vit Ministria do të ushtrojë kontrolle strikte dhe nuk do të tolerojmë mashtrime me deklarime të rrejshme. Çdo deklarim i rrejshëm që haset, ka pasoja ligjore për ata që zihen duke bërë një gjë të tillë. Ndërsa përqafojmë ardhjen e stinës së pranverës, le të tregojmë përkushtimin tonë me ndershmëri dhe integritetit në këtë proces. Së bashku, le të mbjellim farën e besimit dhe transparencës, ndërsa kultivojmë një të ardhme të begatë për bujqësinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Pecit.