OEK-u thotë se suspendimi i përmbaruesit nga Ministria e Drejtësisë vë në rrezik besimin e investitorëve të huaj

OEK-u thotë se suspendimi i përmbaruesit nga Ministria e Drejtësisë vë në rrezik besimin e investitorëve të huaj

Ekonomia March 22, 2024 - 16:19

Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar në lidhje me vendimin e fundit të Ministrisë së Drejtesisë për të suspenduar një përmbarues privat, i cili ishte duke vepruar brenda procedurave ligjore që janë në fuqi në Kosovë.

Sipas tyre, ky veprim paraqet një pasiguri juridike për arsye se kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në proceset gjyqësore të pavarura të cilat janë thelbësore për funksionimin e sistemit të ligjit i cili është element bazë i një mjedisi të favorshëm të të bërit biznes në Kosovë, raporton Zeri.info.

OEK-u kërkon që të mos ketë ndërhyrje të tilla në sistemin gjyqësor të pavarur, për arsye se një ndërhyrje e tillë, sepse sipas tyre kjo cënon parimin themelor të pavarësisë së gjyqësorit, por gjithashtu e vë në rrezik besimin e investitorëve të huaj dhe vendor për të investuar në Republikën e Kosovës.

“Andaj, bëjmë thirrje për një rikthim të menjëhershëm të respektimit të gjyqësorit që është jetik që institucionet e shtetit të demonstrojnë një angazhim të qartë ndaj parimeve të sundimit të ligjit dhe të mbështesin një mjedis të të bërit biznes ku bizneset mund të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme dhe të parashikueshme”, thuhet në komunikatë. /Zëri