Peci thotë se për tre vjet Qeveria investoi mbi 200 milionë euro në bujqësi

Peci thotë se për tre vjet Qeveria investoi mbi 200 milionë euro në bujqësi

Ekonomia March 21, 2024 - 13:29

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në trevjetorin e marrjes së detyrës ka vizituar fshatin Sfeçël në Podujevë.

Ai ka thënë se hapat e ndërmarrë në hartimin e politikave e programeve zhvillimore kanë bërë që fermerët tanë të krijojnë stabilitet dhe t’u shtohen mundësitë për ngritje të kapaciteteve, raporton Zeri.info.

Ai, ndër të tjera, ka thënë se përgjatë këtyre tre vjetëve vlera e investimeve në sektorin e bujqësisë arrin në mbi 200 milionë euro. /Zëri